Ndërpritet ndeshja mes Vëllaznimit dhe Dritës, ja çfarë ka bërë Ismet Munishi
Është ndërprerë për disa minuta ndeshja mes Vëllaznimit dhe Dritës, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Gjyqtari kryesor Alban Shala e përjashtoi me karton të kuq trajnerin vendas Ismet Munishi, për shkak të sharjeve dhe veprimeve të palejuara, përcjell Periskopi.

Munishi kërkoi përballje fizike me gjyqtarin dhe kjo çoi në ndërprerjen disa minutëshe të ndeshjes.
Kjo irritoi tifozët e Dritës që gjendeshin prapa bankinës së ish-trajnerit të tyre dhe filluan të gjuanin gjësende drejt tij. /Periskopi/



