Ndërroi jetë veterani i UÇK`së, Afrim Malsori

Ndërroi jetë veterani i UÇK`së, Afrim Malsori

Sot ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Malsori.

Afrim Malsori dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për liri, duke qenë bashkëluftëtar i Xhelal Hajdës – “Toni” dhe Selajdin Mullabazi – “Mici” në Zonën e Pashtrikut, si dhe kishte afërsi edhe Zonën e Dukagjinit dhe komandantin Ramush Haradinaj.

Shtëpia e tij nuk ishte thjesht një strehë gjatë luftës – ajo u shndërrua në një kazermë të vërtetë të UÇK-së. Brenda saj u pritën e përcollën qindra ushtarë, u morën vendime të rëndësishme dhe u ruajt gjallë shpresa për lirinë e Kosovës.

Bëmat dhe përkushtimi i tij janë dëshmi e një trimi që nuk kurseu asgjë për atdheun. Sot, emri i Afrim Malsorit qëndron me nder në faqet e lavdisë së historisë sonë çlirimtare.

Shpërndaje në: