Ndërron jetë aktori i njohur (Foto)
Ka vdekur aktori Reg E. Cathey, i njohur për rolin e tij në “House of Cards”.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur David Simon, të premtën mbrëma, shkruan CNN, transmeton lajmi.
Detaje të tjera rreth vdekjes të Cathey nuk janë bërë ende të ditura, por besohet se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Reg E. Cathey kishte lindur në gusht të vitit 1958 në Alabama, ndërsa njihet për një numër rolesh në kinematografi.
Për vdekjen e 60 vjeçarit familjen e kanë ngushëlluar miq dhe kolegë të tij.





