Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare
Shpresa Bërdëllima ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, betejën me të cilën e humbi në moshë të re.
Ajo ka luajtur shumë filma ku rolet më të spikatura kanë qenë ‘Vajzat me kordele të kuqe’ (1978), ‘Përtej mureve të gurta’ (1979), ‘Era e ngrohtë e thellësive’ (1982), ‘Kur hapen dyert e jetës’ (1986), ‘Kur ndahesh nga shokët’ (1986), ‘Të shoh në sy’ (1986), ‘Mirela’ (1988), ‘Flutura në kabinën time (1988)’.
Ndryshe, aktorja e njohur shqiptare u lind në Tiranë, më 11 prill 1959./tch






