Ndërron jetë veterani i UÇK`së Ramadan Imeri nga fshati Pasomë

Ndërron jetë veterani i UÇK`së Ramadan Imeri nga fshati Pasomë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Vushtrri, ka njoftuar me dhimbje për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramadan Imeri, pjesëtar i Brigadës 141 të Zonës Operative të Shalës (ZOSH).

Sipas njoftimit zyrtar, i ndjeri Ramadan Imeri ishte nga fshati Pasomë dhe ishte pjesë e radhëve të UÇK-së gjatë luftës çlirimtare, duke kontribuar në përpjekjet për lirinë e vendit.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Vushtrri ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Imeri, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 17 shkurt 2026, në ora 16:00, në fshatin Pasomë.

Shpërndaje në: