Ndeshja e jetës për Alonson, por Real Madridi nuk ka lojtarë për të luajtur kundër Man Cityt – ftohen tre juniorë
Kriza e rezultateve dhe dëmtimeve e ka e trondit Real Madridin. Mbretërit fituan vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit.
Burime nga brenda klubit shkruajnë se trajneri Xabi Alonso do të shkarkohet nëse humbet kundër Manchester City sonte. Ndeshja do të luhet në “Santiago Bernabeu” në raundin e gjashtë të Ligës së Kampionëve në orën 21:00.
Ekipi i Real Madridit dhe trajneri i saj kanë një detyrë të vështirë në shumë aspekte. Ata po kërkojnë një rrugëdalje nga kriza dhe të shpëtojnë vendin e tyre kundër një ekipi dhe trajneri të shkëlqyer.
Ajo që e ndërlikon më tej situatën tashmë të vështirë të Realit është fakti se shtatë lojtarë do të humbasin ndeshjen kundër Man Cityt të Pep Guardiolës për shkak të lëndimeve, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Kjo po ndikon veçanërisht në mbrojtje, pasi gjashtë nga lojtarët që nuk mund të luajnë janë mbrojtës, ndërsa i shtati është mesfushor (Camavinga), por ai po mbush pozicione në mbrojtje.
Kush i mungon Real Madridit kundër Man Cityt?
Dean Huijsen
David Alaba



