Ndeshja e madhe e Kroacisë, fiton në fund ndaj Spanjës (VIDEO)

Ndeshja e madhe e Kroacisë, fiton në fund ndaj Spanjës (VIDEO)

Kanë përfunduar të gjitha takimet e natës së sotme në Ligën e Kombeve. Kroacia ka bërë një fitore të madhe ndaj Spanjës, në frymën e fundit me golin e shënuar në minutën e 93-të nga Jevdaj.

Ka qenë një ndeshje dramatike ku pjesa e dytë ka prodhuar 5 gola, ndërkohë që e para asnjë.

Ishin kroatët që kaluan në avantazh me Kramaric në minutën e 54-të, por barazuan spanjollët me Ceballos vetëm 2 minuta më vonë.

Jedvaj realizoi përsëri në të 69-ën, por u përgjigj Ramos me 11-metërsh në të 78-tët. Kur mendohej se gjithçka po mbyllej ka qenë përsëri Jevdaj që ka realizuar golin e fitores duke e futur Kroacinë në “valle” për kualifikim.

Ndeshja vendimtare do luhet në Wembley, mes Anglisë dhe Kroacisë./Periskopi/

 

Shpërndaje në: