Ndeshja Feronikeli – Prishtina i besohet gjyqtarit më të kritikuar në Superligë
‘Bilbilin’ kryesor për të gjykuar njërën ndër ndeshje më interesante të stinorit vjeshtor në ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës i është besuar gjyqtarit të ri nga Vushtrria Dardan Çaka.
Çaka që ka drejtuar ndeshjet kryesore këtë edicion do shoqërohet nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Selim Isufi si gjyqtarë i katërt.
Kujtojmë se gjyqtari Çaka ka qenë i kritikuar mjaft shumë për gjykimin e dobët nëpër ndeshjet e Superligës, por FFK ende beson tek gjykimi i drejtë nga ana e Dardanit.
Në duelin tjetër KEK-u – Ferizaj që do zhvillohet po ashtu këtë të mërkurë treshja e gjyqtarëve me në krye Mervan Bejtullahu, asistentë Kujtim Bajrami dhe Jakup Musolli do ta ndajnë drejtësinë, ndërkohë Isak Ceroviku do jetë gjyqtarë i katërt.
Këto dy duele janë të mbetura në kuadër të javës së dhjetë të Ipko Superligës.
E mërkurë
Feronikeli – Prishtina 13:30
Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Selim Isufi
KEK-u – Ferizaj 13:30
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Kujtim Bajrami, Jakup Musolli, Isak Ceroviku
/Periskopi/



