Ndeshja më e çmendur sot: 7 minuta për rikthimin më sensacional (VIDEO)
Sot, me fillim nga ora 10:00 u luajt ndeshja mes Perth Glory dhe WS Wanderers në Australi.
Deri në minutën e 79-të, vendasit ishin në disavantazh prej dy golave, ndërsa në minutën e 86-të ata e panë vetën në epërsi 4 me 3.
Fillimisht, në pjesën e parë shënoi Yeobah (39′), dyfishoi rezultatin Bonevacia (67′). Castro (70′) i Gloryt ngushtoi diferencën, para se Majok (77′) të shënonte për 1 me 3.
Por më pas filloi rikthimi sensacional. Franjic (79′) dhe Keogh (82′) barazuan rezultatin, derisa goli i fitores u shënua pas një penalltie, që vetëm e tillë nuk duhej të ishte. Juande (86′) u tregua i saktë nga 11-metërshi.
Perth Glory renditet e para me 32 pikë, kurse mysafirët në vendin e nëntë me tetë pikë. /Periskopi



