Ndeshja Prishtina-Norrkoping transmetohet nga ky televizion
Ata që s’mund të jenë të pranishëm në stadium mund ta shohin edhe nga televizori ndeshjen Prishtina-Norrkoping.
“Supersport” ka arritur marrëveshje me klubin prishtinas për të transmetuar ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Evropës.
Lajmi është konfirmuar nga gazetarët e këtij mediumi në rrjetet sociale.
Ndeshja zhvillohet nesër në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.



