Ndeshjet më interesante në ligat evropiane në këtë fundjavë
Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e ligave evropiane. Ndeshja më e spikatur zhvillohet në Premier Ligën Angleze.
Në Angli, të shtunën zhvillohen shtatë ndeshje, ku më intersantet janë ato mes: West Ham Unitedit kundër Chelseat dhe Tottenham kundër Stoke të Xherdan Shaqirit. Ndërsa të dielën do të ketë tre superndeshje. “SuperSunday” fillon prej 13:00 me ndeshjen Southampton- Arsenal, gjysmë ore pas përfundimit të kësaj ndeshje do të luhet derbi i Liverpoolit, mes Liverpoolit dhe Evertonit. Ndërsa në orën 17:00 do të kemi superndeshjen mes Manchester United dhe Manchester Citit, transmeton Periskopi.
Në La Ligën spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi do të kenë punë të vështirë. Real Madrid e pret të shtunën Sevillën me fillim prej orës 16:15. Barcelona i shkon Villarealit të vendit të gjashtë. Valencia e vendit të dytë do ta pret në shtëpi. Atletico Madridi do ti shkojë Betisit të dielën prej orës 16:15.
Në Itali të shtunën do të luhet superndeshja mes Juventusit dhe Interit prej orës 20:45. Me humbje Interi do ta humbte edhe vendin e parë. Të dielën Roma i shkon Chievos, Napoli e pret Fiorentinën, ndërsa Milan e pret Bolognën.
Ndeshje interesante është edhe ajo mes Ajaxit dhe Psv, që zhvillohet të dielën prej orës 16:45. /Periskopi



