Ndeshjet më interesante që do të zhvillohen në këtë fundjavë
Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet të shtunën prej orës 18:30, në Angli mes Manchester Citit dhe Tottenhamit.
Skuadra e Guardiolës në mesjavë fitoi kundër Swanseat me rezultat 4:0 duke e thyer rekordin e Premier Ligës me më së shumti fitore radhazi. Skuadra nga Manchesteri i ka bërë 15 fitore radhazi, transmeton Periskopi.
Mancheste United do të udhëtoj në West Bromwich për tu përballur me skuadrën e Alen Pardew, të dielën prej orës 15:15. Chelsea do ta pres Southamptonin të shtunën prej orës 16:00, në të njëjtën kohë luan edhe Arsenali kundër Newcastlit. Ndërsa, Liverpooli do të udhëtoj në Bournemouth për tu përballur me skuadrën e qytetit, të dielën prej orës 17:30.
Në La Ligën spanjolle Barcelona do të ketë punë të lehtë të dielën prej orës 20:45. Real Madridi nuk do të luaj këtë javë pasiqë do të zhvilloj finalën e Kupës së Botës për Klube kundër Gremios. Valencia do ti shkojë Eibarit, ndërsa Atletico Madrid do ta pres Alavesin.
Në Itali, Interi do ta pret Udinezen të shtunën prej orës 15:00, prej orës 18:00 Napoli do ti shkojë Torinos. Të njëjtën ditë prej orës 20:45, Roma do ta pres Cagliarin.
Të dielën, prej orës 12:30 Milani udhëton në Verona. Ndërs Juventus prej orës 15:00 udhëton të Bologna. /Periskopi



