Ndeshjet më interesante të vikendit në futbollin evropjan

Ndeshjet më interesante të vikendit në futbollin evropjan

Pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës, në vikend skuadrat e pesë ligave më të forta do të luajnë ndeshjet e tyre.

Kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në Angli, përkatësisht në stadiumin “Anfield Road”, ku do të ballafaqohen, Liverpooli dhe Chelsea, të shtunën me fillim prej orës 18:30. Tifozët e Liverpool pritet të këndojnë “You’ll never walk alone” me shpresë të madhe për t’i dalë përpara kampionëve aktualë. Por, momenti nuk është gjithaq i mirë, sepse deklaratat e Klopp kanë qenë paksa zhgënjyese – për gjasat që ka klubi për të fituar titullin.

Kur jemi në Angli, Manchester Unitedi pritet të ketë punë të lehtë në “Old Trafford” kundër Brightonit të shtunën prej orës 16:00, ndërsa Arsenali do të ndeshet kundër Burnleyt në superformë – për të kontestuar mes vete pozitat katër dhe pesë – meqë të dy klubet kanë pikë të njëjta.

Lideri i Premier Ligës, Manchester City do të luajë të dielën prej orës 17:00, në stadiumin “Kirklees Stadium” ku do të mundohen që të mbajnë distancën ndaj vendit të dytë, në ndeshjen kundër Huddersfieldit, transmeton Periskopi. Por, të presim pak: Huddersfield e kishte mposhtur Manchesterin Unitedin në stadiumin e saj, dhe tifozët e zjarrtë duket se po i frikësojnë kundërshtarët.

Ndërsa, në La Ligën e Spanjës do të kemi përballjen e dy pozitave të para në tabelë, Valencias dhe Barcelonës, të dielën me fillim prej orës 20:45. Nuk pritet aq punë e zorshme për skuadrën e Valverdes.

Kampioni aktual europian, Real Madrid pritet të ketë punë fare të lehtë pasi që do ta pres në “Santiago Bernabeu”, Malagan, të shtunën, me fillim prej orës 16:15. Ndeshjet e tjera interesante janë edhe: Levante- Atletico Madrid dhe Villareal- Sevilla.

Në Serie A të Italisë nuk do të ketë ndonjë derbi, pasi që ekipet e mëdha pritet të kenë punë të lehtë.

Të shtunën, do të luajnë Cagliari kundër Interit me fillim prej orës 20:45. Ndërsa të dielën, prej orës 15:00 do të kemi edhe këto ballafaqime:
Ac Milan- Torino;
Genoa- Roma;
Udinese- Napoli

Ndërsa, Lazio- Fiorentina do të zhvillohet prej orës 18:00. Kampioni aktual, Juventus do të pres Crotonen e Arlind Ajetit.

Në Francë, të dielën, do të luhet superndeshja mes Monacos dhe Paris Saint-Germainit. /Periskopi

 

Shpërndaje në: