Ndeshjet më të rëndësishme të ditës së sotme – Debuton Ronaldo dhe Barcelona

Ndeshjet më të rëndësishme të ditës së sotme – Debuton Ronaldo dhe Barcelona

Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me ndeshje interesante në futbollin evropian, pas një periudhe të gjatë pushimi.

Tashmë, skuadra e Rafa Benitez, shkruan Periskopi – arriti barazim si mysafir ndaj skuadrës së Cardiff Cityt.

Në Premier Ligë, ndeshjet do të jenë të gjitha interesante por dallohen dy prej tyre: Chelsea pret në Stamford Bridge Arsenalin e Emeryt ndërkohë që Tottenhami luan përballë skuadrës simpatike nga Londra Fulham.

Në kategorinë e dytë angleze poashtu do të ketë ndeshje interesante. Skuadra e Marcelo Bielsas, do të përpiqet të vazhdojë ecurinë e fitoreve. Leeds United pret skuadrën e Rotherham United.

Sot fillon edhe Serie A, me dy ndeshje mjaft interesante. Juventusi e nisë mbrojtjen e titullit të shtatë rresht kundër Chievos në Veronë dhe Ronaldo pritet të jetë startues. Ndërkohë që Lazio e Inzaghit luan përballë Napolit të Anchelottit.

Edhe La Liga fillon sot, me Barcelonën që do të përballet në Camp Nou përballë Deportivo Alavesit. Arturo Vidal dhe Arthur Melo nuk pritet të luajnë nga fillimi.

Në Ligën e Francës, prej orës 17:00 Paris Saint Germain udhëton për të luajtur me Guingampin ndërkohë që prej orës 20:00 Monaco luan përballë Lilles. /Periskopi

Shpërndaje në: