Ndeshjet që do të zhvillohen sot në futbollin evropian
Sot priten të luhen disa ndeshje të kupave dhe të disa ligave në Evropë.
Në Spanjë, priten të luhen ndeshjet e ‘Kupës së Mbretit’. Barcelona do të luaj derbin lokal kundër Espanyolit në stadiumin e Espanyolit “RCDE Stadium”, ndeshja zhvillohet prej orës 21:00.
Ndeshje tjetër interesante e kësaj kupe është Atletico Madrid – Sevilla. Ndërsa, finalisti i sezonit të kaluar, Alaves do të luaj kundër Valencias në stadiumin ‘Mestalla’. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen prej orës 19:00.
![]()
Në ‘Fa Kupën’ angleze, Chelsea do të zhvillojë ndeshjen ripërsëritëse ndaj Norwich, pasi ndeshja e parë përfundoi 0:0.

Ndërsa, në Francë, lideri Paris Saint-Germain do të këtë punë të lehtë kundër Dijonit në shtëpi me fillim prej orës 21:00. Lyoni do të luaj kundër Guingampit në ora 19:00./Periskopi



