Ndikimi i ujit me limon në fshikëzën urinare

Ndikimi i ujit me limon në fshikëzën urinare

Uji të cilit i është shtuar limoni është zgjedhja e parë e përditshme pasi zgjojnë një numër të madh njerëzish dhe ata e pinë atë si pjesë e rutinës së tyre të përditshme.

Shija e mprehtë dhe e thartë e ujit me limon do të rrisë nivelin tuaj të energjisë dhe do t’ju ndihmojë të ndiheni më vigjilentë.

“Shumë njerëz theksojnë përfitimet që kanë pasi pinë ujë me limon me stomakun bosh”, tha urologu Justin Houman. “Ata mendojnë se i freskon dhe u jep energji dhe sigurisht që shuan etjen”, thotë ai.

Megjithatë, ka përfitime të tjera që uji me limon mund të ketë në trupin tuaj, veçanërisht në fshikëzën tuaj.

Uji me limon mund të funksionojë së bashku me zakonet e tjera të jetës dhe të ushqyerit për të mbështetur shëndetin e fshikëzës tuaj dhe kjo është arsye e mjaftueshme për ta pirë atë gjatë gjithë ditës. Po ashtu mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të gurëve në veshka ose të përsëritura me kalimin e kohës.

Pavarësisht këtyre përfitimeve, disa njerëz mund të kenë efekte anësore ose të ndjejnë siklet në fshikëzën e shkaktuar nga formimi i acidit. Në këto situata, është mirë të zëvendësoni limonin me sasi të përshtatshme të ujit të thjeshtë.

“Te disa pacientë, uji me limon mund të irritojë fshikëzën, duke ju bërë të ndjeni se keni nevojë të urinoni më shpesh se zakonisht”, thotë doktor Houman, duke i këshilluar këta pacientë të shmangin ushqimet që përmbajnë limon, portokall, agrume dhe domate.

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Rrëshqitje gurësh në rrugën Pejë-Rugovë, vështirësohet qarkullimi

Një rrëshqitje e gurëve dhe dheut ka ndodhur serish sot në aksin rrugor Pejë-Rugovë. Kjo…

Reshjet e pandërprera, IHMK: Niveli i ujiT në disa lumenj u rrit, mund të ketë vërshime lokale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka raportuar se reshjet e pandërprera gjatë ditës së djeshme dhe…

​A po diskriminohen veteranët e punësuar në sektorin publik?

Në moshën 16-vjeçare, Labinot Dezdari iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke u bërë…

Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë

Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora…

Publikohen pamjet e “sherrit” mes drejtuesve të Juventusit dhe arbitrit

Juventusi humbi “Derbin e Italisë në “San Siro” përballë Interit me shifrat 3-2. Por tensioni…

Arrestohet në aeroportin e Lutonit ish-lojtari i Liverpoolit

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Bournemouthit, Jordon Ibe, u ndalua nga policia në aeroportin e Lutonit…

Bassuener: Kosova t’i shohë interesat afatgjata, t’i ruajë aspiratat europiane

Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin, sugjeron që Kosova t’i menaxhojë…