Ndodh edhe kjo: lindë qengji me pesë këmbë e gjysmë (Foto)

Ndodh edhe kjo: lindë qengji me pesë këmbë e gjysmë (Foto)

Ka lindur një qengj me pesë këmbë e gjysmë. Ky qengj u lind 2 javë më parë në një fermë në Durham të Britanisë.

Pronarja e saj Angie Jewitt e quajti atë Hope (shq: Shpresë), sepse ajo ia doli që pas vështirësive të mbetet e gjallë. Pronarja tash planifikon që ta mbajë atë si kafshë shtëpiake.

Qengjat me pesë këmbë janë një dukuri e rrallë në Britani, me probabilitet 1 në 1 milionë lind më këtë defekt. Por është e paqartë se cili është probabiliteti për qengjat me pesë këmbë e gjysmë, raporton ‘DailyMail’, transmeton Periskopi.

Kafsha e porsalindur vazhdon “t’i thyej rregullat” – kafshët e lindur me deformime nuk arrijnë të jetojnë gjatë. Hope është vizituar nga një veterinar i cili tha ajo nuk ka nevojë për një operacion që të jetojë një jetë të gjatë e të lumtur.

Momentalisht, megjithatë, qengji i porsalindur shihet e lumtur dhe e shëndetshme./Periskopi

Shpërndaje në: