Ndodh vetëm në Itali, Cristiano Ronaldo mbetet jashtë formacionit më të mirë në Serie A deri tani

Ndodh vetëm në Itali, Cristiano Ronaldo mbetet jashtë formacionit më të mirë në Serie A deri tani

Cristiano Ronaldo është lënë jashtë formacionit më të mirë të deritanishëm të Serie A, pavarësisht se është golashënuesi më i mirë i këtij kampionati. 

Opta ka hartuar formacionin më të mirë bazuar në “të dhënat” e saj, me emra të mëdhenj si Mauro Icardi, Paulo Dybala dhe Kalidou Koulibaly që kanë mbetur po ashtu jashtë formacionit.

Samir Handanovic, i cili e ka marrë edhe shiritin e kapitenit pas incidentit të Inter me Icardin, është zgjedhur si portieri më i mirë deri tani, transmeton Periskopi.

Faqja e statistikave Opta është kritikuar nga mediat italine për shkak të mospërfshirjes së Cristiano Ronaldos në formacion, edhe pse është golashënuesi më i mirë.

Në vijen e sulmit është zgjedhur Gomez i Atalantas, El Shaarawy i Romës dhe Piatek i Milanit. /Periskopi/

Shpërndaje në: