Ndodhi në Shqipëri, helikopteri ndalon ndeshjen e futbollit (foto)

Ndodhi në Shqipëri, helikopteri ndalon ndeshjen e futbollit (foto)

Ishte duke u luajtur në Sarandë ndeshja e Kategorisë së Dytë mes Butrintit dhe Gramozit të Ersekës.

Në minutën e 25-të, me urdhër nga Policia e Shtetit ndeshja është ndërprerë për disa minuta, pasi në fushën e blertë është ulur një helikopter për të transportuar një të sëmurë drejt Spitalit të Tiranës.

Helikopteri ka qëndruar në fushën e lojës për afro 10 minuta. Pas këtij momenti ndeshja ka rifilluar normalisht, raporton panoramasport.

Shpërndaje në: