Ndryshimet drastike në Ligën e Kampionëve, nuk do të ketë më ndeshje të martën e të mërkurën

Ndryshimet drastike në Ligën e Kampionëve, nuk do të ketë më ndeshje të martën e të mërkurën

Liga e Kampionëve, kompedicioni më i rëndësishëm për klube pritet të pësojë një ndryshëm të thellë.

Pas vendosjes së VAR pas fazës së grupeve, “Bild” raporton se Ceferin, kreu i UEFA-s dhe Andrea Anjeli, kreu i Shoqatës së Klubeve Europiane, po punojnë për të modifikuar disa rregullave.

E gjitha kjo do të bëhet për të rritur fitimet.

Ndryshimi i parë do të jetë me ditët e zhvillimit të ndeshjeve, që nuk do të jenë më të martë dhe të mërkurë, por në fundjavë, duke sjellë rrjedhimisht spostimin e ndeshjeve të kampionatit në mesjavë.

Ndryshimi i dytë do të jetë te grupet. Aktualisht 8 grupe kanë nga 4 skuadra, por pritet të jetë 4 grupe me nga 8 skuadra.

Numri i ekipeve pjesëmarrese pritet të mbetet i njëjtë.

Shpërndaje në: