Në Angli dënohesh me burgim po hyre në fushë: Por shikoni fotot e ‘çmendurisë’ në Manchester
Skuadra e Pepe Guardiolas grumbulloi 90 pikë, 16 më shumë se rivalët e Manchester United, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje para përfundimit të kampionatit.
David Silva, Streling, De Breyne, Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus ishin golashënues për Cityn, që kaloi një sezon të shkëlqyer ku ka fituar 39 prej 34 ndeshjeve të deritashme.
Me të përfunduar përballja me Swansean që edhe matematikisht e siguroi titullin e kampionit, tifozët vendës nuk janë përmbajtur dhe janë futur shumica në fushën e lojës, dhe pse për një gjë të tillë ligjet angleze parashohin dënime të ashpra.
Sidoqoftë, pas pak me ndihmën e policisë dhe personelit për mbajtjen e rendit, ata janë kthyer në tribuna, pasi shumë prej tyre kanë bërë nga një selfie me idhujt e tyre kampionë.









