Në Bërnjak, policia ia gjen shtetasit serb një vulë të strukturave paralele

Në Bërnjak, policia ia gjen shtetasit serb një vulë të strukturave paralele

Në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, të mërkurën në orët e vona, policia ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit në të, është gjetur një vulë e strukturave paralele serbe.

“PKK. Bërnjak / 03.09.2025 – 23:50. Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, kanë gjetur dhe konfiskuar një vulë të strukturave paralele në gjuhën serbe”, ka thënë PK-ja në raportin 24-orësh.

Në konsultim me prokurorin, thuhet se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

Sipas njoftimit, rasti është cilësuar si “Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme”./Periskopi/

Shpërndaje në: