Në cilin nacionalizëm beson Albin Kurti?
Në cilin nacionalizëm beson Albin Kurti? Në një diskutim të mbajtur në Qendrën Multimedia e të titulluar “Transition, Social Movements and Urban Mayhem” ishte i pranishëm edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti krahas Saša Savanovicit, Srecko Horvatit. Edhe në këtë rast, Kurti i qëndroi bindjeve të tij në lidhje me të majtën dhe nacionalizmin duke dashur ta legjitimonte të dytën te e para, shkruan Periskopi.
Ai ndër tjera, tha që e majta duhej t’ia merrte interpretimin e nacionalizmin së djathtës dhe t’i jepte tjetër kuptim atij. Kurti tha se kishte tipe të ndryshme të nacionalizmin, por ai që e ka përqafuar Vetëvendosje është progresiv dhe është i ngarkuar me politika të ndryshme sociale.
Kurti besonte se lëvizjet e majta sërbe, nuk duhej t’i lejonin presidentit sërb Aleksandër Vuqiqit që t’iu tregonte se çka është një sërb, por ta ridefinonin vetë atë. Ndërkohë, Savanovic – shkrimtare e re sërbe, nuk u pajtua me Kurtin duke thënë që fakti që ajo është sërbe, ose që një shqiptar është shqiptar, nuk ka të bëj me zgjedhjen e tij/saj dhe nuk e ndryen në vete krenarinë.
“Nëse unë kam qëlluar të jem sërbe, pse duhet të jem krenare për këtë aksidencë?” – tha ajo. Debatin e ka xhiruar portali Periskopi, dhe të interesuarit mund ta shikojnë në faqen në Facebook. /Periskopi/



