Në ditën e seancës së Presidentit, shkarkohet u.d. Sekretari i Kuvendit Arben Loshi
Është shkarkuar ushtruesi i detyrës të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi, në ditën kur pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.
Burime të mirinformuara për rastin nga Kryesia e Kuvendit i kanë thënë Gazetës Express se vendimi ka qenë politik meqenëse Loshi ka qenë i zgjedhur nga komisioni për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm, por se ishte në procedurë të emërimit nga Kryesia.
“Në mbledhjen e të hënës është tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të anulohet konkursi për sekretar të përgjithshëm ku Loshi ishte me pikë më të larta me 92 poenta dhe meqë kryetarja e Kuvendit nuk arriti ta anulojë konkursin për sekretar atëherë e largoi ushtruesin e detyrës që është në pritje për emërim. Dhe meqë kryetarja e Kuvendit nuk arrit ta anulojë konkursin për sekretar ku zoti Loshi ishte me pikët me të larta, atëherë ushtruesin e detyrës e largoi nga kjo pozitë. Kryesia s’ka të drejtë ta anulojë konkursin. Kryesia ka të drejtë veç me zgjedh, e zgjedhjen e ka bërë dikush tjetër, veç emërimin duhet ta bëjë Kryesia”, tha ky burim.
Po ashtu, u tha se dita për largimin e tij u zgjodh qëllimisht kjo kur duhej të zgjidhej presidenti, transmeton Periskopi.
“Ditën kur bëhet skenari për zgjedhjen e presidentit largohet sekretari, tash a është e qëllimshme apo e paqëllimshme”.



