Në Drenas dikush po matë votat në emër të KDI-së rrejshëm
“Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizata lidere e rrjetit të OJQ-ve për monitorim të zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV), njofton opinionin publik se nuk është duke zhvilluar asnjë hulumtim të opinionit publik lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit”, thuhet nga KDI.
Ky reagim ka ardhur pasi KDI-së i kanë shkuar informata se dikush po realizon matje të preferencave politike të votuesve në emër të KDI-së.



