Ne e njohim si këngëtare, por Mimoza Shkodra punon tjetër çka në Zvicër
Por pavarësisht se nga të gjithë njihet si një këngëtare, në fakt Mimoza në jetën e saj jashtë ekranit ka një tjetër profesion që nuk ka lidhje aspak me artin.
E ftuar në emisionin “21 Gradë”, Shkodra foli për karrierën, por edhe për jetën e saj personale. Midis të tjerave, ajo rrëfeu se ka një profesion të dytë si teknike laboratori dentar. Këtë profesion ajo e ushtron në Zvicër, ku edhe kalon pjesën më të madhe të vitit.
“Gjithmonë e kam dashur mjekësinë, kam dashur të bëhem pediatër, por ishte më e lehtë për mua të bëhesha teknike e farmacisë sepse fillova herët të merrem me muzikë”, u shpreh këngëtarja.
Shkodra ka lindur në Zvicër, ku edhe jeton dhe punon aktualisht. Ajo u bë e njohur fillimisht me këngën “Ndarja”, një superhit që u përqafua nga publiku në të dyja vendet.



