Në Egjipt po bëjnë be ‘Pasha Salahun’ (Video)
Mohamed Salah është njeriu më i dashur në Egjipt
Ylli i Liverpoolit ka një ndikim të madh në Egjipt, aq shumë e duan saqë në zgjedhjet të mbajtura javën e kaluar atje, mbi 1 milion njerëz votuan që Salah të bëhet President, shkruan Periskopi.
Salah është paraqitur në një reklamë kundër drogës dhe impakti që bëri ai ishte jashtëzakonisht i madh.
“Bëhuni të varur nga suksesi, mos u bëni të varur nga ajo që ju ka tërhequr prapa. Ju jeni më të fortë se dorëzimi, mos lejoni (drogat) t’ju mposhtin. Ju jeni më të fortë se droga. Ju definitivisht nuk do të lejoni që t’ju mposhtin, “thotë Salah në reklamë.
E pas kësaj reklame raportohet se linja telefonike për rehabilitim në Egjipt ka pasur rritje prej 400% të thirrjeve.
Ndryshe, Salah shënoi në mesjavë kundër Cityt në fitoren 3:0 të Liverpoolit në Champions League. /Periskopi/



