“Në emër të Allahut…”, letra që u gjet afër sulmit
Policia gjermane është duke hetuar sulmin e mbrëmshëm me bombë në autobusin e Borussia Dormtundit, transmeton Periskopi.
Disa orë më vonë policia gjermane kishte gjetur një letër në vendin ku kishin ndodhur tri shpërthimet me bombë, ku besohet se ka shkrime me nxitje radikale.
“Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit…”, thuhet se fillon shkrimi në këtë letër, që dyshohet se e ka lënë personi i këtij sulmi.
Ndeshja e shtyrë mes Monacos dhe Dortmundit do të zhvillohet nga ora 18:45, në stadiumin “Iduna Park”. /Periskopi/



