Më në fund Bacca transferohet te ekipi spanjoll: Mësoni detajet e transferimit (Foto)
Sulmuesi kolumbian Karlos Baka mund të quhet tashmë i larguar nga Milani. I mbetur jashtë planeve të trajnerit Montela për sezonin e ri, 30-vjeçari ka qenë në kërkim të një skuadre ku do të vazhdojë karrierën dhe duket se e ka gjetur atë.
Baka do të kthehet në Spanjë te skuadra e Vijarealit. Klubi spanjoll ka gjetur marrëveshjen me kuqezinjtë për kalimin e sulmuesit në formë huazimi gjatë këtij sezoni me të drejtë blerjeje në fund të tij.
Vijareali do t’i paguajë Milanit 2.5 milionë euro për huazimin e Bakës, ndërkohë që nëse vendos të blejë kartonin në fund të sezonit, do të paguajë edhe 15.5 milionë euro të tjera.




