“Në kampionatin shqiptar, ndeshjet në 2-3 muajt e fundit vendosen në tavolinë dhe jo në fushë”

“Në kampionatin shqiptar, ndeshjet në 2-3 muajt e fundit vendosen në tavolinë dhe jo në fushë”

Igli Tare ka thënë se ndeshjet e fundit në futbollin shqiptar vendosen në tavolinë dhe jo në fushë

Igli Tare është njëri nga drejtorët sportiv më të mirë në Itali pas punës të shkëlqyer që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë me Lazion, transmeton Periskopi.

Në një rrëfim të gjatë për ‘RTSH’ ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka folur për dënimin e Skënderbeut dhe për trukimet që ndodhin në kampionat në xhiroet e fundit.

Dënimi i Skënderbeut:

“Ndjesi negative. Pata mundësinë në një bashkëbisedim me një komision nga Liga Italiane ku na shpjegonin mënyrën si mund të manipuloheshin ndeshjet dhe morrën shembull Skënderbeun,” ka thënë Tare.

“Isha para skuadrës dhe ishte ndjesi negative. Nuk dua ta besoj që është e vërtetë, por për imazhin e kampionatin shqiptar ekzistojnë. Në kampionatin shqiptar, ndeshjet në 2-3 muajt e fundit vendosen në tavolinë dhe jo në fushë”.

Shpërndaje në: