Në këtë ditë 13 vite më parë u zhvillua finalja më e çmendur në futboll (Video)
Më 25 maj 2005 u zhvillua finalja më interesante në futboll ndërmjet Liverpoolit dhe Milanit
Liverpooli dhe Milan kanë zhvilluar njërën nga finalet më interesante në histori të futbollit në Stamboll, shkruan Periskopi.
Ndeshja përfundoi 3:3 pas 120 minutave derisa në penallti triumfuan anglezët (3:2).
Milani e mbylli pjesën e parë me rezultat 3:0 me dy gola të shënuar nga Crespo dhe një nga Maldini.
Liverpooli nuk dorëzohet dhe në pjesën e dytë brenda gjashtë minutave e barazon rezultatin me golat e Gerrard 54′, Smicer 56′ dhe Alonso 60′.
‘Të Kuqtë’ të udhëhequr në atë kohë nga Rafa Benitez fituan në penallti me rezultat 3:2, ndërsa lojtari i ndeshjes në këtë finale ishte zgjedhur Steven Gerrard.

Ndryshe, Liverpool nesër luan përsëri në finale të Champions Legaue, ku do të përballet me kampionin aktual Real Madridin./Periskopi/



