Në këtë ditë, 6 vite më parë, Gareth Bale u shndrrua në Usain Bolt kundër Barcelonës

Në këtë ditë, 6 vite më parë, Gareth Bale u shndrrua në Usain Bolt kundër Barcelonës

Karriera e Gareth Bale te Real Madridi duket se po shkon drejt përfundimit.

Uellsiani fatkeqësisht është shndrruar në figurë komike tani në “Bernabeu”, duke bërë që të harrohet talenti i tij, transmeton Periskopi.

Forma e dobët dhe mungesa e menaxhmentit të mirë në vitet e fundit kanë ndikuar në rënien e tij, por asnjëherë nuk duhet ta harrojmë sa i mprehtë ishte ai në fillim të karrierës me “Los Blancos”.

Ai ka shënuar në finale të Copa del Rey dhe Champions Leagues, derisa goli i tij në Kupën e Mbretit kundër blaugranëve ishte vërtet legjendar.

Në minutën e 85-të, me rezultatin 1-1, Bale lansoi një sprint gati të pabesueshëm duke e lënë të turpëruar Marc Bartran, para se të shënonte nga afërsia.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: