Në këtë hotel luksoz kalojnë pushimet Ermali e Ariana (Foto/Video)
Pas koncerteve e mbrëmjeve të shumta muzikore, tani është radha për pak pushim.
Kjo verë ishte tejet e nxehtë për shumë të njohura të estradës. E tillë ishte edhe për këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu.
Por tani që jemi pothuajse në përfundim të sezonit veror, Ermali së bashku me Arianën e fëmijët kanë shkuar në pushime.
Këtë e ka bërë të ditur Ariana përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e saj në instastory.
Nga këto imazhe mund të vëreni se çifti simpatik i estradës është duke shijuar pushimet në një hotel luksoz.
http://www.dailymotion.com/video/x5zobg6




