Në këtë stadium të dielën zhvillohet ndeshje e Superligës

Në këtë stadium të dielën zhvillohet ndeshje e Superligës

Stadiumet e skuadrave të IPKO Superligës së Kosovës në futboll nuk janë në gjendje të mirë, por gjendja aktuale e stadiumit në Gjilan është e mjerueshme.

Gjilani të dielën, në kuadër të javës së 11-të, takohet me liderin në tabelë, Feronikelin, dhe rrjedhimisht do të duhej që tribunat të jenë plot me shikues.

Mirëpo, punimet që janë duke u bërë në stadium kanë bërë që tribuna kryesore të jetë jashtë funksionit, ndërsa për rreth saj ka hapësira që mund edhe të rrezikojnë sigurinë e shikuesve.

Shpërndaje në: