Në kuizin më të zorshëm në botë, e përfshirë Kosova!
The Telegraph e ka paraqitur një kuiz të cilin e quan si më të zorshmin në botë. Kjo për shkak se në të pyetet për pesëmbëdhjetë kryeqytetet e pesëmbëdhjetë shteteve krejtësisht të panjohura për qytetarët britanikë e europjanë.
Me Kosovën është e përfshirë edhe Lihtenshtajni, Moldavia, Sierra Leone, Zambia, Eritrea, Hondurasi, Tuvalu, Surinami, Tonga, Namibia, Ishujt Marshall, Komoret, Uzbekistani, Kosova dhe Kirgizstani.
Duke marrë parasysh sesa të panjohura janë këto shtete për ne, mund të shohim sesa të panjohur jemi ne për qytetarët e vendeve perëndimore.
Duket se këngtaret si Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi e ndonjë tjetër që mund të dal papritmas, nuk po ndihmojnë.



