Në Londër gjirafës i vihet emri i Meghan Markle (Foto)

Në Londër gjirafës i vihet emri i Meghan Markle (Foto)

Meghan Markle, aktores amerikane, gruas së ardhme të Princ Harry, i është përtërirë emri nga një kopsht zoologjik në Londër, të cilët ia ka vënë emrin e saj një Okapit të porsalindur për nderë të martesës së saj që është caktuar më 19 maj të këtij viti.

Okapi Meghan është lindur të shtunën në Oni. Okapitë janë anëtarë të familjes së gjirafëve, edhe pse nuk kanë qafë të gjatë, shkruan Reuters.

Me prejardhje nga Republika Demokratike e Kongos, janë dukshëm të ngjashëm me zebrat pasi që posedojnë në trup disa vija bardhezi.

“Ne jemi shumë të kënaqur me nënën dhe okapin e porsalindur. Oni është shumë i vëmendshëm, duke u kujdesur për të dytë dhe duke kontrolluar nëse nëna e okapit Meghan është e kujdesshme me të”, ka thënë Gemma Metcalf, kujdestare e kopshtit zoologjik.

Okapitë janë të listuar si një specie e rrezikuar në Listën e Kuqe Bashkësisë Ndërkombëtare të Ruajtjes së Natyrës. Hulumtuesit, të cituar nga San Diego Zoo, vlerësojnë se rreth 25,000 okapitë jetojnë në botën e egërsisë. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: