Në Madrid temperaturat zbresin në -5, Reali fiton derbin lokal (VIDEO)
Real Madridi vazhdon me formë fantastike nën drejtimin e Santiago Solarit.
‘Galaktikët’ arritën fitore të madhe kundër Atleticos me rezultat 1-3, kësisoji zbresin diferencën me Barcelonën në vetëm pesë pikë.
Ndeshja u zhbllokua me një gol të bukur nga Casemiro (16′), që shënoi në stilin gërshërë.
Atletico u kundërpërgjigj shpejt nëpërmjet Antoine Griezmann (25′).
Por në fundin e pjesës së parë u akordua penallti për Realin, dhe i pagabueshëm ishte Sergio Ramos (42′) që e çoi në pushim ekipin e tij me epërsi.
Në pjesën e dytë, ‘Los Colchoneros’ barazuan rezultatin me një parabol të bukur nga Alvaro Morata, por pas rishikimit të VAR-it u anulua.
Goditjen finale vendasve ia dha Gareth Bale (74′), i cili goditi bukur nga një kënd i volitshëm.
Deri në fund, ekipi i Simeones luajti me një lojtar më pak, pasi Thomas (80′) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Reali i rrëmben pozitën e dytë Atleticos me 45 respektivisht 44 pikë. Tani diferenca me vendin e parë Barcelonën është vetëm pesë pikë, me ‘Blaugranasit’ që luajnë nesër ndaj Bilbaos. /Periskopi/



