“Në mbrojtje të luftës sonë”- OVL-UÇK nis peticion Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

“Në mbrojtje të luftës sonë”- OVL-UÇK nis peticion Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

OVL-UÇK ka njoftuar se kanë nisur Peticionin Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të saj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM
Kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se nga sot ka nisur Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të saj.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit kudo që ndodhen që t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë.

Shpërndaje në: