Në Meksikë vdiq tifozi 6-vjeçar i Ronaldos, shikoni çfarë bën CR7 (Foto)

Në Meksikë vdiq tifozi 6-vjeçar i Ronaldos, shikoni çfarë bën CR7 (Foto)

Cristiano Ronaldo e ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm.

Ai është solidarizuar me familjen e 6-vjeçarit Santiago Flores, i cili humbi jetën pas një tërmeti në Meksikë.

Ky i fundit vdiq pas një tërmeti në shkollë, derisa ishte tifoz i flaktë i Cristiano Ronaldos.

“Në këto momente të vështira dua t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e Santiagos dhe gjithë familjarëve tjerë që kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka shkruar Ronaldo, përcjellë lajmi.net.

Ai mori përgjigje nga halla e Santiagos.

Kjo e fundit falënderoi Ronaldon për faktin se ka qenë inspirim i vogëlushit Santiago.

Shpërndaje në: