Në mes të Bekë Berishës e Albana Bytyqit, Haki Abazi ia shton AAK-së zyrtarisht edhe një deputet

Në mes të Bekë Berishës e Albana Bytyqit, Haki Abazi ia shton AAK-së zyrtarisht edhe një deputet

Deputeti Haki Abazi dje i është bashkuar zyrtarisht AAK-së, nën logon e së cilës edhe do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media që Abazi e pati me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

E sot Abazi menjëherë është parë i ulur një pjesën e rezervuar për Grupin Parlamentar të AAK-së në Kuvend.

Ai ka zënë vend në mes të Albana Bytyqit e Bekë Berishës.

Ndryshe, në Kuvend ka filluar seanca ku do të diskutohet për katër vjet qeverisje të Qeverisë Kurti.

Shpërndaje në: