Në Moskë mbahet gara ndërkombëtare “Color Run”
Moska ka pritur sot garën ndërkombëtare “Color Run”, e cila prej disa vitesh mbahet në disa vende të botës
Pjesëmarrësit në këtë garë, ku karakteristika kryesore e së cilës është ngjyrosja e pjesëmarrësve me ngjyra organike, janë shumë qytetarë të grupmoshave të ndryshme.
Garën e karakterizon edhe mungesa e fituesit, ndërsa anashkalohet edhe ndarja e medaljes meqë të gjithë pjesëmarrësit konsiderohen si fitues.
Gara e parë e tillë është mbajtur në janar të vitit 2002 në Arizona të Amerikës, ndërsa sot mbahet në mbi një qind qytete në Amerikën Veriore dhe Jugore, Evropë, Azi, Zelandë të Re, Australi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në mbi 200 qytete dhe 40 vende për çdo vit.



