Në Mushtisht ndërtohen shtëpi për serbë

Në Mushtisht ndërtohen shtëpi për serbë

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, ministri për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq dhe zëvendëskryeministri i vendit Branimir Stojanoviq, përfaqësuesi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Zoran Bojoviq me qindra serbë kanë qëndruar dje në Mushtisht, Suharekë, transmeton Koha.net.

Ata, siç njofton radiokim, kanë marrë pjesë në një liturgji me rastin e festës së Shën Trinisë.

Serbët e shpërngulur kanë vizituar shtëpitë e veta në një mëhallë të këtij fshati.

Ministri për Komunitete kthim Dalibor Jevtiq ka premtuar në Mushtisht se pas më shumë se një muaji në këtë fshat do të vihet gur themeli për ndërtimin e shtëpive të para për serbët.

“Bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian, bashkë me komunën e Suharekës, bashkë me UNHCR-në, e kemi konfirmuar dhe kemi lejuar listën e dhjetë familjeve të para që do të duhej të ktheheshin këtu. I kemi siguruar mjetet, ne do t’ua ndërtojmë e rindërtojmë shtëpitë dhe ky do të jetë hapi i parë në procesin e kthimit”, ka thënë Jevtiq, transmeton Koha.net.

Pos shtëpive, ministri ka paralajmëruar edhe rindërtimin e kishës në Mushtisht.

“Me përkrahje dhe koordinim të plotë me Argjipeshkvinë e Rashkë – Prizrenit duam që këtu të dërgojmë mesazhin e qartë se nuk kemi hequr dorë, edhe pse kanë kaluar 17 vjet, nga këmbëngulja m për të rindërtuar manastirin dhe se ndërtimi e rindërtimi i shtëpive nuk do të ndalet”, ka thënë Jevtiq.

Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq ka theksuar se kthimi nuk do të jetë aq i thjeshtë e ka shtuar se është mirë që të shpërngulurit nga Mushtishti kanë shumë dëshirë për t’u kthyer dhe se është e sigurt se shtëpitë e reja do të ndërtohen.

Shpërndaje në: