Në New York shkoi, por Kurti atje takohet me homologun belg- nga administrat Trump ende asnjë takim

Në New York shkoi, por Kurti atje takohet me homologun belg- nga administrat Trump ende asnjë takim

Pasi s’po e bën askush hesap nga aleati kryesor i Kosovës, ShBA-ja, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka shfrytëzuar këtë vizitë të tij në New York të takohet me kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever.

Marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e mundësitë me interes të përbashkët, ishin çështjet kryesore të diskutimit.

Në mesin e tyre, theks të veçantë pati bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe rritja e shkëmbimeve tregtare.

Së fundmi, Brukseli zyrtar ka njoftuar se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës, kurse në muajin korrik, në një tjetër hap të rëndësishëm për thellimin e raporteve në fushën e mbrojtjes, ministritë e mbrojtjes së dy vendeve nënshkruan Deklaratën e Qëllimit të Përbashkët në këtë fushë.

Shpërndaje në: