Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë
Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shprehu shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të komunës.
Siç thuhet në njoftimin e komunës, disa vendbanime kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike tash e më shumë se 24 orë, pa asnjë njoftim paraprak nga KEDS-i.
Kryetari Lladrovci kërkoi një reagim urgjent nga KEDS, rikthim sa më të shpejtë të energjisë dhe informim korrekt të qytetarëve për shkaqet dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes.
Komuna e Drenasit njofton se do të vazhdojë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse dhe do t’i mbajë qytetarët të informuar për çdo zhvillim të ri.
Njoftimi i plotë nga Komuna:



