Në rast dështimi të Griezmann, United synon talentin e madh francez
Manchester United është duke kërkuar të transferojë një sulmues për ta përforcuar repartin ofensivë.
Në krye të listës së dëshirave për ‘Djajtë e Kuq’, është sulmuesi francez Antoine Griezmann. United është e gatshme të shpenzojë 100 milionë euro për transferimin e francezit por konkurrenca për të është jashtëzakonisht e madhe, transmeton Periskopi.
Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain gjithashtu e duan reprezentuesin francez.
Por nëse nuk arrijnë tek Griezmann, Jose Mourinho ka planin B për ta përforcuar repartin ofensivë. Sulmuesi i talentuar i Celtic, Moussa Dembele është dëshira e madhe e Mourinhos. 21-vjeçari gjithashtu është duke u kërkuar edhe nga Chelsea në Angli por edhe Tottenham Hotspur ka shprehur interesim.
Sipas mediave në Ishull, United ka gati rreth 45 milionë euro për transferimin e Dembeles.
Reprezentuesi francez po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë ku ka shënuar tetë gola në 15 paraqitje në të gjitha garat. /Periskopi




