Në rast se nuk arrin marrëveshje me Coutinhon dhe Dembelen, Barça hedh sytë te Perisici

Në rast se nuk arrin marrëveshje me Coutinhon dhe Dembelen, Barça hedh sytë te Perisici

Barcelona njoftohet se do të synojë anësorin e Interit, Ivan Perisic, nëse nuk arrijnë të transferojnë Philippe Coutinhon ose Ousmane Dembelen.

Sipas Sportitalia, paratë e Barcelonës nga shitja e Neymarit në Paris Saint-Germain prej 222 milionë eurove e bën të mundur të paguaj çmimin e kërkuar nga Interi prej 50 milionë eurove për Perisicin.

Kroati kishte qenë i lidhur ngushtë me Manchester Unitedin, por nuk mund të pajtoheshin skuadrat për çmimin e kërkuar dhe vëmendja u kthye drejt Nerazzurrëve të cilin duan të nënshkruajnë një kontratë të re me të.

Megjithatë, katalanasit duket se kanë bërë përparim të rëndësishëm për Dembelen, i cili u dënua nga Borussia Dortmund pasi humbi trajnimin e të enjtes.

Coutinho, ndërkohë, dorëzoi një kërkesë zyrtare të transferimit të premten, edhe pse raportet së shpejti dolën se ishte refuzuar nga Liverpooli.

 

Shpërndaje në: