Në serial ‘Xheku dhe Raba’ ndërsa këta janë prindërit e ‘Andit’ në realitet (Foto)
Aktori Orik Morina i njohur si ‘Andi’ nga ‘Çka ka shpija’ ani pse i ri në moshë e ka dëshmuar se është shumë i profesionalizuar në aktrim.
E nuk ka se si të jetë ndryshme kur babain e ka aktor të shkëlqyer, shkruan lajmi.net
Nëse nuk e keni ditur, ‘Andi’ i Xhekut në serial në jetën reale baba e ka Adrian Morinën i cili më së miri njihet nga seriali ‘3 gjermanët e trashë’ si ‘ Hekurani’.
Në vazhdim ju sjellim imazhe ku mund të njiheni edhe me gruan e Adrianit, nënën e Orikut e cila punon në RTK (Radio Televizioni Pubik i Kosovës ).




