Në shoqëri me qenët e tij, Sanchez fillon stërvitjet e vështira në shkretëtirat e Kilit
Derisa shumica e futbollistëve elitarë të botës janë në Rusi, Alexis Sanchez ka filluar stërvitjet me qenët e tij para fillimit të sezonit me ekipin e Manchester United.
Sanchez nuk merr pjesë në Kampionatin Botëror pasi kombëtarja e tij, Kili është eliminuar në kualifikime.
29-vjeçari është i dhënë pas qenëve të tij Atom dhe Humber dhe nuk mund t’i lërë vetëm kur ai është duke u stërvitur, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Pas një starti të vështirë për ekipin e Man Utd, Sanchez ka filluar përgaditjet e vështira për ta bindur bosin Jose Mourinho.
Sanchez është transferuar tek United nga Arsenali si pjesë e marrëveshjes në shkëmbin të Henkrik Mkhitaryan.
Megjithatë, Sanchez ishte gjithmonë në vështirësi pasi në 18 paraqitje për Utd ka shënuar vetëm tre gola dhe ka bërë pesë asistime./Periskopi/











