Në transmetim LIVE: Reporteri grek ndiqet dhe gicet nga derri (Video)

Në transmetim LIVE: Reporteri grek ndiqet dhe gicet nga derri (Video)

Një ngjarje e shëmtuar në një televizion grek ka bërë xhiron e botës për shkak të një… derri.

Një derr duket derisa e ndjek reporterin në fjalë me emrin Lazo duke mos e lënë që të kryente detyrën e tij, raportimin nga vendi i ngjarjes mbi një çështje të caktuar.

“Mirëmëngjes,” – thotë z.Lazo. “E kemi një problem. Gjorgj a po më dëgjon? E kemi një derr që po na ndjek prej mëngjesit,” – shton ai.

Ndërkohë, nga studioja televizive dëgjohen qeshjet e moderatorëve të programit, përkthen Periskopi.

“Nuk po mund të rri sepse po më kafshon,” thotë më pas ai.

“Lazo, po të lë që ta përmirësosh marrëdhënien që ke me derrin,” – i thotë më pas moderatori i programit. /Periskopi

https://www.facebook.com/TheIndependentOnline/videos/814478525632765/

Shpërndaje në: