Nën Guardiolan do të shënojë më shumë gola
Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero ka premtuar se do të shënojë më shumë gola tani, kur trajner i skuadrës është Pep Guardiola.
Argjentinasi shënoi mbrëmë hat-trick në fitoren e mbrëmshme kundër Borussia Monchengladbach në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Unë jam shumë i lumtur me trajnerin e ri”, tha Aguero.
“Ai është një ndër trajnerët që më ka ndihmuar në karrierën time, pasi unë kam përmirësuar lojën time. Me Guardiolan, unë do të shënojë më shumë gola”. /Periskopi.com



